METAMORFOZA E ËNDRRAVE
01 nëntor 2021
| 11:30
Kjo poezi ka zënë vendin e parë në Festivalin “Drini poetik”, “METAFORA I”
Sabile Keçmezi-Basha
E pse të jetë e rëndësishme
Cili vit është
Apo cili shekull
E pse te jete e rëndësishme
Stina…
Apo ka rënë borë
Mbi kokat tona
Apo, kanë ikurëndrrat
Për netët e ardhura
Sonte, gjumi më përqeshë
Më qetë gjuhën
Ëndrrat edhe më tej
Pësojnë metamorfozë
Kafka kërkon azil
Ku skleroza ende nuk ka shkelur
Sonte, ulemi karshi
Bisedojmë me gjumin
Për ëndrrat e blerta
Që kurrë nuk i pamë
Për udhët e shtruara me pikëpyetje
Që përcëlluan shputat tona
Dhe prore bëjmë roje
Mbi harta të grisura të atdheut
Edhe më tej
Unë e hija ime
Si dikur….
Përsëri rrimë zgjuar, në Itakë
Të kapurafortë për dore…
Për stinët e ardhura…