Metro Doha- një nga trenat më të shpejtë në botë pa shofer

05 maj 2020 | 23:16

Shkruan: Elmedina Ismajli- Doha- Katar

Shteti i Katarit nuk ka të ndalur në zhvillimin ekonomik të vendit pasi është zotuar se do të realizoi të gjitha projektet kapitale të zotuara në projektin Ekonomik të njohur si ”Plan programi ekonomik 2030”.

39E23D59-B4EE-4C89-B77B-3F507369E6F5.jpg

Kompania hekurudhore e Katarit Al-“Rail” njoftoi për fillimin Metro Doha, me një nga trenat më të shpejtë pa shofer, pasi arrin një shpejtësi prej 100 klm në orë. Rrjeti hekurudhorë përbëhet nga katër linja të njohura si: Linja e kuqe, jeshile, ari dhe blu. Linjat e metros, pra gjatësia totale e të katër linjave të metrosë Doha, arrin rreth 240 klm. Linjat hekurodhore kanë 101 stacione, shumica e të cilave shtrihen nën tokë, dhe gjitha stacionet janë në funksion dhe të gatshëm për të marrë pasagjerët e saj. Kostoja e metros Doha është 65.5 miliardë RQ, ekuivalent me 18 miliardë dollarë.

Drejtori i Përgjithshëm i Kompanisë së Hekurudhave të Katarit, Abdullah Al-Subai kishte theksuar se përfundimi i  projektit të metros Doha, të transportit do të kontribuojë në lehtësimin e 50% të bllokimeve të trafikut, në veqanti atij të kryeqytetit Doha, i cili aktualishtë në kryeqytetit e Katarit hyjnë rreth 190 mijë makina në ditë. Kjo do të mundëson të gjithve për të pasur një qasje më të lehtë dhe më të shpejtë në të gjithë institucionet kryesore të Katarit si: Airoporti Doha, qendrat tregtare në qendër të kryeqytetit, stadiumet, parqet, e shumë vende tjera që janë të njohura në Katar me fluks njerzish, dhe vizitoresh të huaj. 

Kompania hekurudhore e Katarit  Al-“Rail” përveç shërbimit “Metrolink” ka një nismë për parkingje, në lokacione afër disa stacioneve të linjave hekurudhore, me kapacitete të mëdha parkingu falas, në mënyrë që të inkurajohet komuniteti që të përdorë metro duke siguruar kështu mënyren më të lehtë për të arritur në stacionin më të afërt për në shtëpi.

Për veq parkingjeve që do të jenë falas, Kompanija Metro Doha edhe për biletat e saj ka bër një seleksionim të kategorive me çmime mjaftë të arsyeshme, çmimet e biletave të letrës aktualishtë varojnë nga 3 RQ, ose 75 cent për një udhëtim, 9 rialë për tërë ditën ose 2.25 euro klasa ekonomike, 15 RQ, ose 3.75 euro për një udhëtim, dhe 45 RQ, ose  11.25 euro në ditë për klasen e art. Kurse biletat të pandryshuara që mbushen në mënyrë elektronike janë: 2 RQ ose 0.50 euro për një udhëtim, dhe 6 RQ ose 1.25 euro për gjithë ditën, për klasin ekonomik, ndërsa 10 RQ ose 2.50 euro për një udhëtim dhe 30 RQ ose 7.50 euro në ditë për karten e art.

Metro Doha shihet si një projekt mega, madje edhe pse Katari gëzon standarde të larta me gaz dhe pasuri të naftës, të cilat janë duke i mundësuar atij projekte të mëdha infrastrukturore, me nivelet e sigurisë së projektit Hekurudhor ndër më të lartat në botë.

(S.Z/Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas debatit në studion e RTK 1, dy nga pjesëmarrësit,…