Metsola pas nënshkrimit të vendimit për vizat: Moment krenarie për Parlamentin Evropian
Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka reaguar pas nënshkrimit të vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Metsola ka thënë se ky është një moment krenarie për Parlamentin Evropian, duke i dhënë dritën jeshile dhe përfundimtare liberalizimit të vizave.
“Kjo do ta bëjë jetën më të lehtë për popullin e Kosovës – të udhëtojnë, të bëjnë biznes, të thellojnë lidhjen me evropianët”, është shprehur Metsola.
Signed, sealed, delivered.
Proud moment for @Europarl_EN as today we gave our final green light for visa liberalisation with Kosovo.
This will make life easier for the people of Kosovo – to travel, to do business, to deepen the bond with fellow Europeans. pic.twitter.com/cZVx5eZ8QU
— Roberta Metsola (@EP_President) April 19, 2023