Metush Kryeziu rizgjedhet kryetar i OVL të UÇK-së dega në Malishevë

30 qershor 2024 | 18:04

Sot, është mbajtur Kuvendi zgjedhor i OVL të UÇK-së dega në Malishevë. Nga ky kuvend është zgjedhë kryetari, anëtarët e këshillit drejtues dhe delegatët për Kuvendin zgjedhor qendror të Organizatës. Kështu është bërë e ditur nga OVL e UÇK-së.

Njoftimi i plotë:

Kuvendi zgjedhor i OVL të UÇK-së dega në Malishevë përfundoi punimet me sukses.

Në këtë kuvend, vëzhgues të punimeve nga selia qendrore ishin Faton Klinaku, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj, Çelë Gashi, Emin Lati dhe Hajdin Balaj.

Kuvendi zgjedhor kishte 114 delegatë.

Kandidatura për kryetar ishte vetëm një:

1. Metush Kryeziu

Meqenëse nuk kishte kundërkandidat, me aklamacion (me të gjitha votat), kryetar i degës me mandat katër vjeçar zgjedhet Metush Kryeziu.

Kuvendi zgjodhi edhe Këshillin drejtues të degës me 33 anëtarë.

Gjithashtu Kuvendi i zgjodhi edhe nëntë delegatët për Kuvendin zgjedhor qendror të Organizatës:

1. Metush Kryeziu

2. Milazim Elshani

3. Haki Krasniqi

4. Isuf Mazreku

5. Ekrem Gashi

6. Skender Krasniqi

7. Rrahim  Kelmendi

8. Ahmet Rexhaj

9. Nijazi Bytyqi

Malishevë, 30 qershor 2024

OVL UÇK

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I ashtuquajturi drejtor i një zyreje të vetëquajtur “për Kosovën”…