Mevludin Krasniqi emërohet zëvendësministër i Bujqësisë
20 prill 2018
| 00:27
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të enjtën ka marr vendim që ta emëroj Mevludin Krasniqin nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, për zëvëndësministër të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Poashtu të enjtën edhe një zyrtar tjetër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Jupa është emëruar zëvendësministër i MTI-së.
Ky emërim për Krasniqin vjen pasi që ai ka qenë edhe zëvëndësministër i Shëndetësisë dhe i Arsimit në qeveritë e kaluara.