Mexhiti: Korridori 8 prioritet për zhvillimin ekonomik të vendit
Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka thënë sot se Korridori 8 është prioritet mbi prioritete për zhvillimin e vendit, e në veçanti zhvillimin ekonomik.
“Unë shpreh gëzimin personal që shohim punimet e para që kanë dalë në sipërfaqe dhe me këtë mbyllet tema e Korridorit 8 si temë politike. Korridori 8 është prioritet mbi prioritete për zhvillimin e vendit, për zhvillimin ekonomik, ku nuk kam aspak dilemë se me Bechtel & Enka ne do të jemi dëshmitarë në javët dhe muajt që vinë për realizimin e projektit”, ka deklaruar Mexhiti.
Mexhiti së bashku me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe ambasadoren e ShBA-së, Angela Ageler promovuan fillimin e punimeve të qeverisë në realizimin e Korridorit 8.