Mexhiti: Një mijë mjekë janë larguar nga Maqedonia vetëm vitin e kaluar
26 maj 2023
| 12:14
Deri në prill të këtij viti janë larguar 75 mjekë nga Maqedonia drejt vendeve të Evropës, ndërsa vitin e kaluar ky numër ka qenë alarmant.
Sipas ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, një mijë mjekë nga Maqedonia janë larguar nga vendi vetëm gjatë vitit 2022.
“Në 10 vitet e fundit janë diku tek 3 000 mjekë që kanë shkuar në shtetet perëndimore dhe në shëndetësinë private. Në vitin 2022 kanë shkuar 1 000 mjekë. Deri në prill të këtij viti kanë shkuar 75 mjekë”, ka thënë Mexhiti, raporton “Klan Macedonia”.
Sipas tij, mjekët nuk ikin vetëm shkaku i pagave, por edhe nga mungesa e sigurisë në shtet.