Mexhiti: Sot shqiptarët janë në pushtet, ndërsa BDI-ja është dhe do të ngelet në opozitë

03 prill 2025 | 19:50

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut Izet Mexhiti shpërthen kundër BDI-së dhe numëron rastet tragjike ku shqiptarët janë dëmtuar ndërsa partia ka vazhduar të qëndrojë në pushtet!

Nga rasti Sopoti, tek vrasja e Harun Aliut, nga tragjedia e Durmo Turs deri te spitali i djegur në Tetovë asnjë zyrtar nuk dha dorëheqje, asnjë rast nuk u zbardh, ndërsa BDI qëndroi në qeveri!

Mexhiti është i prerë: “Koha e BDI-së ka kaluar! Sot shqiptarët janë në pushtet, BDI-ja ka mbetur në opozitë!”

Ky është postimi i tij i plotë:

Shqiptarët në pushtet – BDI në opozitë!
Ndodhi rasti ‘Sopoti’ – BDI qëndroi në pushtet;
Ndodhi rasti ‘Alfa’ – BDI qëndroi në pushtet;
U vra Harun Aliu – BDI qëndroi në pushtet;
Ndodhi rasti ‘Monstra’ – BDI qëndroi në pushtet;
U vranë komandantë të UÇK-së dhe u dënuan me burg të përjetshëm Sokoli me shokë – BDI qëndroi në pushtet;
U vranë 16 qytetarë në autobusin e ‘Durmo turs’ – BDI qëndroi në pushtet;
U dogj COVID spitali në Tetovë dhe vdiqën 14 njerëz – BDI qëndroi në pushtet;
U dogj autobusi i ‘Besa trans’ dhe u dogjën të gjallë 45 njerëz – BDI qëndroi në pushtet;
Asnjëra nga këto tragjedi nuk është zbardhur deri më sot. Asnjë zyrtar i shtetit nuk ka dhënë doreheqje për arsye morale ose politike. Askush nuk është thirrur në përgjegjësi para ligjit. Kryeministra kanë qenë Cërvenkovski, herë Buçkovski, herë Gruevski, herë Zaevi, herë Dimitrovski, herë Kovaçevski. E BDI – ka vazhduar të qëndrojë e heshtur në pushtet.
Prandaj sot, kur pa pikë turpi marrin hov e dalin nëpër foltore e bëjnë shoë për estradë, dua t’i porosis vetëm një gjë:
Koha e BDI-së ka kaluar. Sot shqiptarët janë në pushtet, ndërsa BDI-ja është dhe do të ngelet në opozitë.
Rrini rahat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albert Krasniqi nga Demokracia në Veprim ka folur për mundësit…