Mexhiti: Të gjithë institucionet e shtetit kanë reaguar për të zgjidhur keqkuptimin në Aeroportin e Shkupit
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka reaguar në lidhje me incidentin e presidentes Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit, cili thotë, se për rastin në fjalë kanë reaguar të gjithë institucionet në vend.
Ai ka theksuar se si zëvendëskryeministër i parë dhe si kryetar i Lëvizjes Demokratike, shpreh keqardhje për mungesën e kulturës politike të cilën vazhdon ta demonstrojë BDI-ja që nga momenti i humbjes së zgjedhjeve dhe kalimit në opozitë.
“Dëshiroj t’ju siguroj të gjithëve se institucionet e shtetit kanë reaguar menjëherë për të zgjidhur keqkuptimin e ndodhur në Aeroportin e Shkupit gjatë ditës së djeshme dhe Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është mundësuar udhëtimi pa shqetësime. Keqkuptimi i shkaktuar mes MPB, TAV dhe sigurimit të Presidentes është sqaruar dhe tejkaluar pa komplikime dhe situata është tejkaluar pa pasoja”, ka shkruar në “Facebook” Mexhiti.