Mezani: Futbolli në Shqipëri shumë herë më lartë se në Kosovë

12 shkurt 2021 | 17:01

Trajneri shqiptar Gentjan Mezani është pa punë që nga largimi i tij nga stoli i SC Gjilanit. Mezani ka thënë se aktualisht nuk është momenti që të marrë ndonjë skuadër, ndonëse ka pranuar se pret oferta.

Ish-trajneri i Laçit foli edhe për dallimin në mes të kampionatit shqiptar dhe atij të Kosovës. “E ardhmja? Kurrë nuk thuhet kurrë. Pres oferta dhe do ta analizoj atë që do të vijë. Nuk është moment i mirë për të marrë skuadër sepse duhet t’i marrësh përgjegjësitë”, ka thënë Mezani.

“Kampionati shqiptar është shumë herë më lart, por Kosova është rritur shumë në kohët e fundit duke marrë lojtarë me cilësi. Problemi tek ata janë stadiumet, që nuk janë si në Shqipëri. Kampionati shqiptar prej kohësh është pa dyshim më lart se i Kosovës”, ka deklaruar Mezani në emisionin “Pressing”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Apelit e Kosovës ia ka ashpërsuar dënimin me…