Mezani: Gjilani është gati për fillimin e kampionatit
Skuadra e Gjilanit sot e fillon kampionatin. Ndeshja e parë për këtë skuadër është kundër Trepçës ’89.
Numri një i shtabit teknik të skuadrës së Gjilanit, Gentjan Mezani ka thënë se skuadra ka kryer një fazë përgatitore relativisht të mirë dhe të suksesshme, duke mos pasur lëndime brenda skuadrës.
“Kemi bërë një fazë përgatitore relativisht të mirë dhe të suksesshme do të thosha, pasi nuk kemi pasur dëmtime dhe kjo është shumë e rëndësishme. Mendoj që fillimi i kampionatit do te jetë i vështir pasi është një skuadër e re por ne shpresojmë që me kualitetin që kemi ne skuadër ta kalojmë mirë dhe të jemi te gatshëm”, ka thënë Mezani për faqen zyrtare të klubit.
Kryetrajneri Mezani foli edhe për ndeshjet parasezonale, që i zhvilloj skuadra e tij. Ai bëri me dije se rëndësi të veçantë kishte njohja mes lojtarëve mes veti dhe komponimini tyre duke njohur cilësitë e bashkëlojtarëve.
“Kemi kryer disa ndeshje gjatë kësaj faze, ndoshta rezultatet nuk kanë qenë shumë të mira por rëndësia e këtyre ndeshjeve është komponimi dhe njohja e sportistëve me cilësitë e shokëve të skuadrës. Do të thosha që duhet akoma pak kohë për të parë një Gjilan ashtu siç unë e mendoj ,shpresoj që të jetë sa më shpejt”, përfundoi numri një i shtabit teknik të skuadrës së Gjilanit.
Kujtojmë se ndeshja e javës së parë mes Trepçës ‘89 dhe Gjilanit, zhvillohet sot (e diele), me fillim nga ora 17:00, në Mitrovicë.