Mezani: Gjilani nuk e meritoi humbjen ndaj Dritës

01 tetor 2023 | 17:53

Gjilani pësoi humbje 2-0 në derbin ndaj Dritës në kuadër të javës së tetë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, trajneri Gentjan Mezani ka thënë se ata nuk e merituan disfatën, pasi zhvilluan një ndeshje të mirë.

“Ka qenë një ndeshje e luajtur mirë dhe djemtë sakrifikuan”, ka thënë fillimisht trajneri i Gjilanit për ArtSport.

“Drita me cilësitë që i ka i shfrytëzoi rastet që i kishte. Ky është futbolli. Jemi goditur në momentet tona të mira në të dy rastet”.

“Tifozët dhe lojtarët nuk e meritonin këtë. Duhet t’i lëmë prapa gabimet dhe të përmirësohemi. Ai beson se Gjilani do t’u kthehet rezultateve pozitive”.

“Mund të japim më shumë, na mungon pak eksperienca sepse djemtë janë të rinj. Mendoj se nga ndeshja në ndeshje dhe java në javë, do të përmirësohemi. Këta çuna mund të marrin diçka në vazhdim”, është shprehur më tej Mezani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid është duke studiuar situatën në kampin e Interit…