Mezani: Ja kemi borxh tifozëve ta rikthej Gjilanin aty ku e ka vendin
Ballkani ka vazhduar me formën e dobët dhe është ndalur në një brazimë pa gola kundër Gjilanit.
Ndeshja ishte mjaft e barabartë edhe asnjëra skuadër nuk pati shumë raste shënimi.
Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani ka folur pas ndeshjes, duke thënë se Gjilani duhet rikthyer në vendin e tij.
“Si kanë shkuar gjërat, ndoshta nuk do ta kemi si dhuratë këtë pikë, pasi jemi në borxh të madh me tifozët. Janë tifozëria më e mirë në Kosovë. Nuk është tifozëri që ofendon, por mbështet ekipin maksimalisht. Prandaj, jemi borxhli derisa ta dërgojmë në vendin e duhur këtë skuadër. Na gëzon kjo pikë për të arritur objektivat. Është pikë morali përballë Ballkanit”, ka thënë Mezani.
Ai shtoi se Gjilani për stinorin pranveror do të përforcohet me disa lojtar cilësor.
“Tani fillon puna më e madhe për ne, pasi jemi të detyruar të bëjmë transferime të duhura në pozita të ndryshme. Do të mundohemi të bëjmë përzgjedhjet më të mira të duhura”, është shprehur Mezani.
Gjilani në anën tjetër mori një pikë të vlefshme, në garën për të siguruar mbijetesën, pasi gjendet në vendin e tetë me vetëm 18-të pikë.