Mezani: Në Kosovë kam pasur sulme të njëpasnjëshme

04 dhjetor 2020 | 17:28

U bë një javë që iku nga Gjilani, por vetëm tani zbulon arsyet e vërteta të këtij vendimi. Gentjan Mezani rrëfen për “Panorama Sport” se në Kosovë është ndier i sulmuar për dy vjet me radhë. Dorëheqjen e kishte menduar më parë, ndërsa e cilëson një aventurë pozitive dhe vlerëson marrëdhënien e veçantë që ka pasur me presidentin. Nuk kishte si të mos fliste edhe për Flamurtarin, për të cilin shpreson që ta shijojë fitoren e parë në ndeshjen me Tomorin.

Pse u largua Mezani nga Gjilani?
Mezani: E kisha menduar që më parë. Pas një problemi familjar që kalova, nuk e dija sa do të mungoja dhe mendova që klubi duhet të bënte një zgjidhje tjetër. Gjithsesi, presidenti nuk e pranoi. Me rikthimin tim, disa gjëra nuk shkuan ashtu siç duhet dhe mendova që të ikja për të mos humbur investimin. Kjo ishte një çështje morale imja, pasi mbështetja dhe besimi i presidentit nuk më ka munguar kurrë.

 Mendoni se ka pasur paragjykime ndaj jush në Kosovë?
Mezani: Nuk mund të them ka pasur apo jo paragjykime në ambientin që më rrethonte, pasi ne kemi pasur rezultate dhe arritëm edhe objektivin që kishim vendosur. Por, një gjë më ka bërë shumë përshtypje dhe kjo nuk ishte vetëm sivjet, por ka qenë edhe vjet. Kanë qenë sulme të njëpasnjëshme kundrejt meje dhe lojtarëve nëpër studiot televizive. Nuk e di nga u lindi ajo urrejtje, sepse e shfaqnin shumë.

Si e vlerësoni përvojën në Kosovë?
Mezani: Për mua ka qenë një përvojë shumë e bukur dhe ndihem mirë që bëra shumë miq të rinj atje, përpos aspektit profesional.

Po përflitet se mund ta merrni drejtimin e një skuadre në Kategorinë Superiore. Keni pasur kontakte me Laçin dhe Apoloninë?
Mezani: Asnjë skuadër nuk më ka kontaktuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në këtë lokacion gjenden eshtrat e njerëzve të vrarë gjatë…