
Mezani, trajner i Gjilanit
20 mars 2019
| 16:50
Skuadra e Gjilanit ditën e sotme ka arritur të finalizoj marrëveshjen me kryetrajnerin nga Shqipëria, Gentjan Mezani.
“Kryetrajneri Mezani punën në shtabin teknik të skuadrës e fillon nga dita e nesërme, ku do të startoj me stërvitjet dhe do ti bashkangjitet skuadrës, në përgaditjet për vazhdimin e kampionatit.Ushtruesi i detyrës së kryetrajnerit, Alban Hyseni, do ti rikthehet pozicionit të tijë të mëparshëm si ndihmës i Mezanit”, thuhet në njoftimin e Gjilanit.