Mezani vazhdon me Gjilanin
30 maj 2019
| 23:08
Gjilani e ka të zgjidhur çështjen e trajnerit për edicionin e ri.
Fitorja e sotme në barazh 1-0 ndaj Besës i ka vazhduar ‘jetëgjatësinë’ trajnerit Gentian Mezani në këtë klub.
Trajneri vlonjat synonte vetëm fitoren dhe pasi është arritur kjo, palët do të vazhdojnë bashkëpunimin.
“Natyrisht se do të vazhdoj me Gjilanin. Kemi një projekt me presidentin”, ka thënë Mezani pas ndeshjes.