
Mezi po pres të debutoj me Chelsean
05 shtator 2020
| 18:44
Kai Havertz u prezantua mbrëmjen e djeshme si lojtari më i ri i Chelsea. 21-vjeçari firmosi një kontratë 5-vjeçare me “Blutë e Londrës” dhe do të përfitojë një rrogë prej 8 milion eurosh në sezon.
Gjermani ofensiv ndihet në qiellin e shtatë dhe ka postuar një mesazh për tifozët e rinj në rrjetet sociale, aty ku ndër të tjera shkruan: “Nuk mund të ndihesha më krenar dhe i privilegjuar se kaq për faktin që firmosa me Chelsea. Dje ishte dita kur u bë realitet ëndrra e fëmijërisë time. Mezi po pres të vesh fanellën e Chelsea dhe të luaj në ‘Stamford Bridge’. Shpresoj të ndodhë sa më shpejt dhe të prezantohem përpara tifozëve tanë të pabesueshëm”.