Mezi pres të filloj aventurën me Milanin
Olivier Giroud sot është zyrtarizuar te skuadra e Milanit, pas nënshkrimit ai u dërgoi një mesazh tifozëve.
“Mezi pres të filloj këtë aventurë emocionuese me ju”, u shpreh Giroud.
Francezi do ta mbajë numrin 9 në fanellën e Milanit, shkruan footballitalia.
35-vjeçari mbërriti të ejtën, ndërsa testet mjekësore i kompletoi të premten para se të nënshkruante kontratën.
Milan zyrtarisht njoftoi ardhjen e Giroud në faqen e tyre zyrtare sot, dhe Giroud tani u ka dërguar një mesazh tifozëve Rossoneri.
“Përshëndetje tifozë të Milanit, mezi pres të filloj këtë aventurë emocionuese me ju”, shkroi në Twitter Giroud.
“Falënderoj Ivan Gazidis, të cilin e njoh prej kohësh, Paolo Maldini, Frederic Massara dhe trajnerin Pioli për mirëseardhjen. Forza Milan”.
Giroud ka nënshkruar një kontratë dy-vjeçare me Diavolo deri në qershor 2023.