“Mezi pres të punoj me të”, Gjuriqi takohet me Escobarin

10 shtator 2021 | 12:20

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) është takuar me Gabriel Escobar, i dërguar special i ShBA-së për Ballkanin.

Escobari ka marrë pozitën e zëvendësndihmëssekretarit në Byronë e Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike më 7 shtator, duke zëvendësuar Matthew Palmer.

Gjuriq ka deklaruar se kishte nderin të “përshëndeste dhe uronte personalisht Escobarin, menjëherë pasi ai zyrtarisht mori funksionin e ri në fillim të kësaj jave”.

“Mezi pres të punoj me të dhe ekipin e tij në Byronë e Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në misionin tonë të përbashkët për të çuar përpara marrëdhëniet dhe bashkëpunimin”. Përvoja, ekspertiza dhe energjia e tij do të kontribuojnë ndjeshëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe përshpejtimin e përparimit të i gjithë rajoni”, ka shkruar Gjuriqi në llogarinë e vet në “ Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deklarata e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi se janë pajtuar…