MF-ja dhe KfW-ja nesër nënshkruajnë marrëveshje 12.6 milionëshe për mbeturinat në tri qytete
15 tetor 2024
| 16:45
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka bërë me dije se nesër (e mërkurë) do ta nënshkruajnë një marrëveshje prej 12.6 milionë eurove.
Sipas njoftimit, kjo marrëveshje që do të nënshkruhet me KfW, e ka për qëllim përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan.
Ceremonia do të zhvillohet nesër, më 16 tetor, në ora 09:30, në objektin e qeverisë.