MFPT e KfW nënshkruajnë marrëveshje 12.6 milionëshe për mbeturinat
16 tetor 2024
| 08:50
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) ka bërë me dije se të mërkurën do ta nënshkruajë një marrëveshje prej 12.6 milionë eurove.
Sipas njoftimit, kjo marrëveshje që do të nënshkruhet me KfW, e ka për qëllim përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan.
Ceremonia do të zhvillohet në ora 09:30 në objektin e qeverisë.