MFPT hap thirrjen për praktikë për 150 studentë të diplomuar në Universitetin e Prishtinës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), ka njoftuar se në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka hapur thirrjen për aplikim për programin “Praktikë në Punë” me pagesë për 150 studentë të diplomuar në Universitetin e Prishtinës, në drejtimet Punë Sociale, Psikologji, Sociologji, Pedagogji ose Infermieri.
Në njoftimin e kësaj Ministrie thuhet se kjo shpallje bëhet në kuadër të zbatimit të masës 1.4 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike dhe do të zbatohet nga Agjencia e Punësimit të Republikës së Kosovës në MFPT në koordinim me Departamentin e Punës Sociale në UP.
Po ashtu në këtë thirrje thuhet se studentët e diplomuar në drejtimin Punë Sociale janë me prioritet.
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka hapur thirrjen për aplikim për programin “Praktikë në Punë” me pagesë për 150 studentë të diplomuar në Universitetin e Prishtinës, në drejtimet Punë Sociale, Psikologji, Sociologji, Pedagogji ose Infermieri.
Në njoftimin e kësaj Ministrie thuhet se kjo shpallje bëhet në kuadër të zbatimit të masës 1.4 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike dhe do të zbatohet nga Agjencia e Punësimit të Republikës së Kosovës në MFPT në koordinim me Departamentin e Punës Sociale në UP.
Sipas këtij njoftimi, studentët e diplomuar në drejtimin Punë Sociale janë me prioritet.