Shtyhet afati për riaplikim për përfituesit e skemave pensionale
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka marrë vendim që ta pezullojë deri më 30 gusht obligimin për riaplikim dhe reduktim të procedurave për njohjen e së drejtës për ndihmë sociale për familjet të cilat duke filluar nga muaji prill 2021 kanë afatin për riaplikim.
“Gjithashtu, lirohen nga paraqitja e rregullt për qëllime të evidentimit apo lajmërimit përfituesit e skemave pensionale dhe kategoritë e tjera të përfituesve që janë të obliguar të paraqiten në zyrat përkatëse. Ky vendim është i vlefshëm deri më 30 gusht 2021, dhe i njëjti mund të rishikohet duke pasur parasysh rekomandimet dhe/ose vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, përfshirë Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.