MI fton qytetarët të jenë të kujdesshëm nga ofertat e aviokompanive mashtruese
12 dhjetor 2018
| 17:37
Jemi në prag të festave të fundvitit kur bashkatdhetarët planifikojnë të udhëtojnë drejt Kosovës, dhe qytetarë të shumtë nga këtu marrin rrugë për në vendet e tjera. Prandaj, me qëllim të evitimit të çfarëdo mashtrimi të mundshëm nga aviokompani të rrejshme, kërkojmë që të jeni vigjilent në rezervimin e biletave. Kështu është thënë në apelin e Ministrisë së Infrastrukturës.
“Luteni që të shqyrtoni me kujdes ofertat e mundshme që mund t’i pranoni përmes rrjeteve sociale apo në forma të tjera dhe t’u drejtoheni vetëm kompanive serioze që operojnë në linjat që ju nevojiten. Mbetemi në dispozicionin tuaj që të paraqitni kompani të tilla që synojnë mashtrimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e MI.