
MI, mërgimtarëve: Keni kujdes me rezervimin e biletave
Ministria e Infrastrukturës ka dhënë disa këshilla për mërgimtarët lidhur me aviokompanitë që bëjnë rezervimin e biletave.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka shkruar në “Facebook” se mërgimtarët është e rëndësishme të kenë kujdes se tek cila aviokompani bën rezervimin e biletave.
“Tani është koha e pushimeve dhe diaspora jonë i drejtohet vendlindjes, Kosovës. Për të gjithë ju të nderuar mergimtarë, është e rëndësishme të keni kujdes se tek kush avio-kompani bëni rezervimin e biletave.Pushime të këndshmë!”, ka shkruar Lekaj në një postim në “Facebook” që ia ka bashkëngjitur një video të realizuar nga ministria që drejton.
Në video-animacionin që ju sjellim më poshtë këshillohen mërgimtarët që udhëtojnë për në Kosovë të kenë kujdes kur rezervojnë biletat e tyre të udhëtimit.