M’i shti ethet mënyra sesi qeveria Kurti po e menaxhon krizën energjetike

28 korrik 2022 | 08:24

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar qeverinë Kurti për, siç ka thënë, keqmenaxhim të krizës energjetike në vend.

“Marrë parasysh që e kanë refuzuar ndërtimin e termocentralit me qymyr 500 megawat, marrë parasysh faktin që të njëjtit e kanë refuzuar gazsjellësin, këta njerëz më frikësojnë kur vjen çështja e energjisë, marrë parasysh se nuk e kanë bërë remontin gjatë verës realisht më frikësojnë, më frikëson mënyra e menaxhimit të Qeverisë Kurti, pra mi shtin ethet, po them sinqerisht kur vjen puna te energjia”, ka thënë Haradinaj në “Klan Kosova”.

Krahas krizës energjetike që e paralajmëroi, Haradinaj foli edhe për një krizë tjetër, atë të rritjes së çmimeve.

“Para se t’i vihet tavan çmimeve, duhet të vihet themel i çmimeve, rasti i heqjes së akcizës dhe TVSH-së, rasti i masave lehtësuese për prodhuesit, për sipërmarrësit, për operatorët. Te çështja e çmimeve tavan, veç po merren çmimet më të larta të mundshme po u vendoset një tavan,  ne kemi interes për një shfryrje të çmimeve që do të buronte nga subvencionimi, apo tërheqja së taksave të caktuara siç është rasti i akcizës, apo derivateve, apo taksave tjera” ka bërë me dije Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë…