MI: Vetëm në dy rrugë ka pas nevojë për intervenime, të tjerat të kalueshme
20 janar 2018
| 16:43
Ministria e Infrastrukturës ka treguar se cila është gjendja aktuale nëpër rrugët e Kosovës, pas reshjeve të pa ndalura të borës.
Nga kjo ministri thonë se gjendja e rrugës është e kalueshme dhe se vetëm në dy rrugë ka pas nevojë për intervenime.
“Bora është duke rene ne regjionin e Podujeve. Temperaturat janë në plus, gjendja e rrugëve është e kalueshme pa kurrfarë problemi.
Intervenime shtese ka pasur nevoje ne rrugën Kerpime – Bajgore dhe Demë Ahmeti ku ende kamioni është atje. Tjerat rrugë janë ne gjendje te mire”, thuhet nga kjo ministri.