Miami barazon serinë e finaleve ndaj Denverit

05 qershor 2023 | 11:09

Vijon spektakli në finalet e “play-off”-it për titullin kampion në NBA. Miami Heat barazoi 1-1 serinë e ndeshjeve finale ndaj Denver Nuggets, pas fitores me rezultat 111-108 arritur jashtë fushe.

Një ndeshje spektakolare, e hapur dhe me rivalitet deri në fund, me miqtë që bënë një përmbysje fantastike në periodën e fundit, duke treguar se janë ende “gjallë”. Ekipi nga Florida e nisi mirë, duke krijuar 9 pikë diferencë, por më pas vendasit përmbysën dhe morën frenat e lojës në dorë, megjithatë nuk arritën në fund të mbanin avantazhin minimal. Denveri nuk arriti të shfrytëzojë si duhet faktori fushë, duke gabuar në fundin e sfidës. Nikola Jokic realizoi 41 pikë e 11 rebound për Denverin, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen, pasi nuk u mbështet ashtu si duhet nga pjesa tjetër e skuadrës. Në kahun tjetër, Miami pati tre lojtarë që realizuan mbi 20 pikë, çka tregon se kolektiviteti bëri diferencën në parket.

Vincent realizoi 23 pikë, mbështetur edhe nga Butler e Adebayo me nga 21 pikë secili. Vendimtare pikët e Robinson në fundin e takimit, që sollën përmbysjen e madhe të skuadrës së Miami, që tashmë do të luajë në fushën e saj dy sfidat e radhës, duke nisur nga 7 qershori.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe në Leposaviq, sikurse në Zveçan dhe Zubin Potok, janë…