Miami befason Milwaukeen në gjysmëfinalen e parë, Thunder ndali Houstonin
Miami ka fituar 115-104 ndaj Milwaukee në gjysmëfinalen e parë “play-off” mes dy ekipeve në Konferencën e Lindjes, duke udhëhequr 1-0 me ndeshje.
Një rezultat disi surprizë, pasi Bucks konsiderohen favoritë, por Heat luajtën më mirë, sidomos në pjesën e dytë. Antetokounmpo nuk dha më të mirën në fushë (18 pikë e 10 rebound), ndërkohë që për Bucks u dalluan Middleton me 28 pikë e Lopez me 24 pikë. Për Miami shkëlqeu Jimmy Butler, që realizoi 40 pikë, mbështetur nga Dragic me 27 pikë. Situata ende e hapur në Perëndim për sa i përket dy ekipeve të fundit gjysmëfinaliste.
Oklahoma fitoi 104-100 ndaj Houston në çerekfinalen e gjashtë, duke barazuar 3-3 serinë e ndeshjeve. Ndeshje ku të dyja ekipet luajtën mirë, por në minutat e fundit triumfoi skuadra e Thudder, falë 28 pikëve të Paul dhe 25 të Gallinari. 32 pikët e Harden për teksanët mbetën për statistikë. /Telesport/
Konferenca e Lindjes
Milwaukee – Miami 104-115 (0-1)
Boston – Toronto (1-0)
Konferenca e Perëndimit
Lakers – Portland (4-1)
Clippers – Dallas 111-97 (4-2)
Denver – Utah Jazz 119-107 (3-3)
Houston – Oklahoma 100-104 (3-3)