Miami dhe Denveri shkojnë në finalen e madhe të NBA-së

30 maj 2023 | 09:29

Miami e ka kompletuar finalen e madhe të NBA-së, duke mposhtur Bostonin në ndeshjen e shtatë dhe vendimtare të finales së Konferencës.

Miami fitoi me rezultat 103:84 (22:15, 30:26, 24:25 e 27:18), në ndeshjen e zhvilluar në “TD Garden”.

Ishte një kthesë e jashtëzakonshme e Bostonit duke kthyer resultatin e humbjeve nga 0-3 ne barazim, por Heats arriten qe ndeshjen e shtatë ta mbyllin me fitore në finalen e madhe me rezultat 4-3.

Jimmy Butler me 28 pikë e Caleb Martin me 26, ishin më të dalluarit në fitoren e Miamit.

Kurse, 19 pikët e Jaylen Brown dhe 18 të Derrick White, ishin të pamjaftueshme për Celtics, të cilët i japin fund këtu eksperiencës në “play-off” për këtë sezon.

Në finalen e madhe të NBA-së, Miami do të ketë punë me Denver Nuggets.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Mbrojtjes e Kosovës njoftoi se, pë shkak të…