Miami dhe Phoenixi kryesojnë Konferencat
Kampionët e Milwaukee Bucks u mundën me rezultat 115-99 nga Clevelandi, një ndeshje e dobët për Bucks, ku nuk mjaftuan 26 pikët e Antetokounmpo për të evituar humbjen.
Në anën tjetër për Cavaliers u dallua Love me 25 pikë. Në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes qëndron Miami, që fitoi me rezultat 110-96 ndaj New York. Katër lojtar të Miami realizuan mbi 20 pikë (Robinson më i miri me 25 pikë).
Fitorja e tetë radhazi për Phoenix, që mundi 105-97 Utah Jazz dhe kryeson në Konferencën e Perëndimit. Ndeshje magjike për Booker, që realizoi 43 pikë e 12 rebound. Fiton edhe skuadra e Chicago Bulls, që mundi 111-105 Toronto falë 29 pikëve të DeRozan dhe 23 të LaVine. Zhgënjen sërish Brooklyn, që në fushën e tij u mund 124-118 nga Denver (Jokiq 26 pikë e 10 rebound).
Rezulatet
Cleveland – Milwaukee 115-99
Indiana – Charlotte 126-158
Orlando – Clippers 102-111
Atlanta – Sacramento 121-104
Miami – New York 110-96
Brooklyn – Denver 118-124
Chicago – Toronto 111-105
San Antonio – Memphis 110-118
Portland – Dallas 112-132
Utah Jazz – Phoenix 97-105