
Miami e Dallasi kalojnë më tej, përcaktohen finalistët e fazës ‘play-in’
17 prill 2025
| 11:56
Të mërkurën në mbrëmje janë zhvilluar edhe dy ndeshjet e radhës së fazës “play-in” në NBA, që do të përcaktojnë skuadrat e fundit çerekfinaliste. Në Konferencën e Lindjes, ekipi i Miamit fitoi me rezultat 109-90 në fushën e Chicagos.
Ndeshje e komanduar nga miqtë, ku u dallua Tyler Herro, protagonist me 38 pikë. Në ndeshjen e fundit të kësaj faze në këtë Konferencë, Miami do të luajë ndaj Atlantas. Në Konferencën e Perëndimit, skuadra e Dallasit mundi me shifrat 120-106 Sacramenton, në një duel pa shumë histori.
Anthony Davis me 27 pikë e Klay Thompson me 23 pikë u dalluan për miqtë. Në sfidën që do të përcaktojë ekipin e fundit çerekfinalist në Perëndim, ekipi i Dallasit do të luajë ndaj Memphisit.