Miami fitoi finalen e parë ndaj Bostonit, Denveri kualifikohet në finalen e Perëndimit
Pasi eliminoi Milwaukee në gjysmëfinale ekipi i Miami e nis mbarë edhe finalen e “play-off”-it në Konferencën e Lindjes.
Skuadra nga Florida fitoi 117-114 ndaj Bostonit në finale e parë pas kohës shtesë, në një ndeshje me shumë emocione e rivalitet. Bostoni e udhëhoqi ndeshjen shumicën e kohës, madje u shkëput deri në 14 pikë, por pa mundur të fitojë. Tatum realizoi 30 pikë e 14 rebound, por që s’mjaftuan për Celtics, ndërsa për Miami u dallua Dragiq me 29 pikë, mbështetur nga Crwoder me 22 pikë e Butler me 20 pikë, raporton “Telesport”.
Në Perëndim, skuadra e Denverit është finalistja e dytë e “play-off”-it, pas fitores 104-89 ndaj Clippersve, në gjysmëfinalen e shtatë. Nuggets fitoi 4-3 serinë e ndeshjeve, duke arritur një rezultat surprizë.
Në këtë ndeshje skuadra e Clippers zhgënjeu me liderët e saj (Harrell shënuesi më i mirë me 20 pikë), ndërsa për Denverin u dallua Murray me 40 pikë. Denveri do të luajë në finalet e Perëndimit ndaj Lakersave.
Konferenca e Lindjes – Finale “play-off”
Miami – Boston 117-114 (1-0)
Konferenca e Perëndimit – Gjysmëfinale “play-off”
Clippers – Denver 89-104 (3-4)
Lakers – Houston (4-1)