Miami fiton duelin e kreut në Lindje, triumfojnë edhe Bucks dhe Memphis

01 mars 2022 | 14:00

Milwaukee rikthehet te fitorja, duke mundur 130-106 Charlotte, ndeshje e dominuar nga ekipi kampion në NBA.

Të gjithë titullarët e Bucks realizuan mbi 10 pikë, me Antetokounmpo që bëri diferencën me 26 pikë e 16 rebound. Zhgënjen sërish skuadra e Brooklyn, që në fushën e saj u mund 133-97 nga Toronto. Barnes me 28 pikë e 16 rebound ishte lider për kanadezët. Miami konsolidon kreun e renditjes në Lindje pas fitores 112-99 ndaj Chicago, sfida që vuri përballë dy ekipet më të mira në këtë Konferencë.

Diferencën e bënë lojtarët e stolit të Bulls, që realizuan 49 pikë, ndërkohë që Vincent e Herro realizuan nga 20 pikë secili. Fiton edhe Memphis, 118-105 ndaj San Antonio, ndeshje ku u dallua Ja Morant, autor i 52 pikëve. /Telesport/

Rezultatet

Cleveland – Minnesota            122-127
Orlando – Indiana                    119-103
Brooklyn – Toronto                  97-133
Miami – Chicago                       112-99
Memphis – San Antonio          118-105
Milwaukee – Charlotte             130-106
Oklahoma – Sacramento         110-131

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekspertët rajonal të konfiskimit dhe administrimit të pasurisë së fituar…