Miami fiton edhe finalen e dytë ndaj Bostonit

18 shtator 2020 | 14:56

Miami ka fituar me rezultat 106-101 ndaj Bostonit, në ndeshjen e dytë të “play-off”-it në Konferencën e Lindjes, duke udhëhequr 2-0 serinë e ndeshjeve. Edhe kjo sfidë, ashtu si e para, ishte me rivalitet dhe emocione deri në fund.

Miami arriti të triumfojë në dy minutat e fundit, ku pas barazimit 95-95 u tregua më e saktë në gjuajtje. Gjashtë lojtarë të Miamit realizuan mbi 11 pikë, përfshi pesë titullarët.

Shënuesi më i mirë për Miamin ishte Dragiq me 25 pikë, mbështetur nga Adebayo me 21 pikë e 10 rebound. Për Bostonin u dalluan Walker me 23 pikë e Tatum me 21, por që mbetën për statistikë.

Nesër nisin finalet e “play-off”-it në Konferencën e Perëndimit, ku përballë njëri-tjetrit janë Lakersat dhe Denveri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, është mbajtur takim pune…