Miami GP do të jetë pista më e re në Formula 1

18 prill 2021 | 13:26

Formula 1 sapo ka dhënë lajmin se ka arritur marrëveshje për një pistë të re.

Nga viti 2022, Formula 1 do të nis garën e Miami GP, e cila do të mbahet afër “Hard Rock Stadium”.

Kjo garë e cila do të jetë e para që nga viti 1959 në shtetin amerikan, do të mbahet në një plan urbanistik të ri emocionues në kompleksin “Hard Rock Stadium” në Miami Gardens, shtëpia e klubit të famshëm të NFL Miami Dolphins.

Kontrata është firmosur për 10 vitet e ardhshme dhe gara prestigjioze tani ka vendin edhe në Amerikë. Pista ka 19 kthesa, dhe do jetë e gjatë 5.41 km.

Formula 1 ka bërë të ditur lajmin në uebfaqen zyrtare dhe përmes llogarisë në “Twitter”.

Miami do të jetë vendi i 11-të që Formula 1 ka garuar në Shtetet e Bashkuara që nga fillimi i Kampionatit në 1950, pas Indianapolis, Sebring, Riverside, Watkins Glen, Long Beach, Las Vegas, Detroit, Dallas, Phoenix dhe Circuit of the Americas në Austin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Greqia nuk mund të injorojë mospajtimet që ka me Turqinë…