Miami komandon në Lindje, Utah në Perëndim, Lakersat triumfojnë me vështirësi

03 nëntor 2021 | 11:26

Vazhdojnë rokadat në krye të dyja Konferencave në NBA. Asnjë skuadër nuk po arrin të shkëputet pas shtatë ndeshjeve të para dhe duket se diferenca do të bëhet kur të kenë përballje direkte.

Skuadra e Miami Heat mori kreun e renditjes në Lindje pas fitores 125-110 ndaj Dallas Mavericks, suksesi i gjashtë sezonal për ekipin nga Florida. Katër lojtarë të Miami Heat realizuan mbi 20 pikë, Herro 35, Butler 23, Lowry e Adebayo 22 pikë, shumë e rrallë kjo në NBA, duke i bërë të pavlefshme 33 pikët e Luka Donqiq për miqtë.

Po në Lindje, fitojnë edhe kampionët e Milwaukee Bucks, që mundën me lehtësi 117-89 Detroit Pistons jashtë fushe. Ndeshje e dominuar nga Bucks, ku u dallua Antetokoumpo me 28 pikë.

Në Perëndim kreun e merr skuadra e Utah Jazz, që bëri një tjetër paraqitje të mirë. Jazz fituan 119-113 ndaj Sacramento Kings, sfidë ku diferencën e bënë Mitchell me 36 pikë e Conley me 30.

Fitore të vështirë mori skuadra e Los Angeles Lakers, që mundi 119-117 Houston Rockets, ndeshje e vendosur në fund. U dalluan LeBron James me 30 pikë e 10 asistime, mbështetur nga Davis e Westbrook me nga 27 pikë secili.

Rezultatet

Detroit – Milwaukee           89-117
Dallas – Miami                    110-125
Utah Jazz – Sacramento    119-113
Phoenix – New Orleans     112-100
Lakers – Houston                119-117

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Gjykatën  Speciale në Hagë ka përfunduar dëshmia e dëshmitarit …