Miami kualifikohet në finalet e Lindjes

09 shtator 2020 | 14:02

Miami është skuadra e parë finaliste e “play-off”-it në Konferencën e Lindjes, pasi arriti fitore me rezultat 103-94 ndaj Milwaukee, duke fituar në këtë mënyrë 4-1 serinë e gjysmëfinaleve. Ky ishte padyshim një rezultat surprizë, pasi Milwaukee ishte skuadra me rekordin më të mirë të sezonit të rregullt dhe favorite për titull.

Gjithsesi, mungesa e MVP, Giannis Antetokounmpo ndikoi në këtë sfidë dhe ato të mëparshmet, ku luajti i lëmtuar. Për Bucks u dallua Middleton me 23 pikë, por të pamjaftueshme për të evituar humbjen. Për Miami, Butler e Dragiq realizuan nga 17 pikë, ndërkohë që 38 pikë erdhën nga lojtarët e rezervë.

Në Perëndim, skuadra e Lakersave fitoi me rezultat 112-102 ndaj Houstonit, duke udhëhequr 2-1 serinë e gjysmëfinaleve. Ndeshje me rivalitet për 3 perioda, por në të fundit skuadra e Lakersave bëri diferencën në parket me LeBron James (36 pikë) e Anthony Davis (26 pikë e 15 rebound), duke i bërë të pavlefshme 63 pikët e dyshes Harden-Westbrook për teksanët.

Konferenca e Lindjes – Gjysmëfinale “play-off”
Milwaukee – Miami        94-103 (1-4)
Boston – Toronto           (3-2)

Konferenca e Perëndimit – Gjysmëfinale  “play-off”
Clippers – Denver           (2-1)
Lakers – Houston           112-102 (2-1)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Implementimi i parimeve të qeverisjes koroporative tek Ndërmarrjet e Vogla…