Miami kualifikohet në gjysmëfinale

27 prill 2022 | 15:46

Pas Bostonit edhe ekipi i Miami siguron një biletë për në gjysmëfinalet “play-off” në Konferencën e Lindjes, skuadra nga Florida mundi 97-94 Atlanta, duke fituar 4-1 serinë e çerekfinaleve.

Ndeshje me rivalitet deri në fund, ku për Miami u dalluan Oladipo me 23 pikë e Adebayo me 20 pikë e 11 rebound. Hunter realizoi 35 pikë e 11 rebound për Atlanta, por që mbetën për statistikë.

Në Perëndim, skuadra e Phoenix udhëheq 3-2 serinë e ndeshjeve, duke fituar me rezultat 112-97 ndaj New Orleans. Sfidë e komanduar nga Suns, ku u dallua Brides me 31 pikë, mbështetur nga Paul me 22 pikë e Ayton me 19. Fitore të vështirë korri Memphis, që mposhti 111-109 Minnesota dhe udhëheq 3-2 serinë e çerekfinaleve. Ja Morant me 30 pikë e 13 rebound si dhe Bane me 25 pikë i dhanë fitoren Memphis.

Konferenca e Lindjes – Çerekfinale “play-off”

Miami – Atlanta                   97-94 (4-1)
Philadelphia – Toronto       (3-2)
Milwaukee – Chicago           (3-1)
Boston – Brooklyn                (4-0)

Konferenca e Perëndimit – Çerekfinale “play-off”

Phoenix – New Orleans          112-97 (3-2)
Dallas – Utah Jazz                   (3-2)
Golden State – Denver            (3-1)
Memphis – Minnesota             111-109 (3-2)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, pas humbjes së gjysmëfinales…