Miami rikthehet lider në Lindje, humbasin Golden State dhe Bostoni

29 mars 2022 | 13:00

Pas katër humbjesh radhazi, rikthehet te fitorja skuadra e Miamit, e cila e mposhti me rezultat 123-100 Sacramenton dhe në këtë mënyrë ngjitet në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes. Ndeshje e komanduar nga Miami, ku katër lojtarë realizuan mbi 20 pikë (Butler 27 pikë më i miri).

Vetëm 24 orë ka kryesuar renditjen në Lindje skuadra e Bostonit, që sot u mund me shifrat 115-112 nga Toronto pas kohës shtesë. Sfidë e ekuilibruar deri në fund, ku për kanadezët shkëlqeu Siakam me 40 pikë e 13 rebound (Smart 28 pikë për Bostonin).

Humbet sërish ekipi i Golden State, që u mund me rezultat 123-95 nga Memphisi (Bane 22 pikë), ndërsa San Antonio, falë 33 pikëve e 11 asistime të Murray fitoi me rezultat 123-120 ndaj Houstonit.

Denver, falë një “triple double” të Nikola Jokiq (26 pikë, 19 rebound, 11 asistime) mundi me rezultat 113-109 Charlotte.

Rezultatet

Charlotte – Denver                 109-113
Cleveland – Orlando              107-101
Indiana – Atlanta                    123-132
Miami – Sacramento              123-100
New York – Chicago               109-104
Toronto – Boston                    115-112
Houston – San Antonio         120-123
Memphis – Golden State       123-95
Portland – Oklahoma             131-134

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia merr një tjetër goditje nga Komisioni Europian, i cili…