
Michael B. Jordan kapet mat në momente intime me të dashurën
20 janar 2021
| 12:25
Mashkulli më seksi në botë, Michael B. Jordan, duket qartë se po shijon lidhjen e dashurisë me modelen 24-vjeçare, Lori Harvey.
Mediat e huaja kanë publikuar fotografi të tyre, teksa shfaqen në momente intime duke shijuar rrezet e diellit në Saint Barthelemy.
33-vjeçari shfaqet me një gotë martini në dorë teksa puth dhe përqafon partneren e tij. Nga ana tjetër, Lori dukej mjaft seksi e veshur me një palë rroba banje të vogla për format e saj bombastike. Çifti po kalonte mirë nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe dukej i pandashëm në oqean.
Michael dhe Harvey bënë publike lidhjen e tyre vetëm pak kohë më parë me anë të postime në rrjetet sociale. Ndërkohë prej disa muajsh përflitej se ata ishin në një romancë.