Michael Buble dhe Luisana Lopilato pritet të bëhen prindër për herë të tretë
05 shkurt 2018
| 16:47
Michael Buble dhe bashkëshortja Luisana Lopilato po presin fëmijën e tyre të tretë, shkruan “US Weekly”.
Sipas raportimeve të medieve, aktorja 30-vjeçare është në muajin e dytë të shtatzënisë. Lajm i lumtur vjen pas një viti që djali i tyre i madh, Noah, fitoi luftën me sëmundjen e rëndë të kancerit.