Michel: Dëshiroj që Kosova të marrë pjesë në nismat rajonale
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel në një konferencë për media, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, është shprehur se BE-ja do të vazhdojë ta mbështes Kosovën.
Michel ka përmendur edhe çështjen e liberalizimit të vizave, duke thënë se për këtë proces vendosin vendet e BE-së, derisa i bëri thirrje Kosovës që të bashkohet në nismat rajonale.
“Kemi folur edhe për liberalizimin e vizave, kam dëgjuar argumentet me kujdes. E dini që shtetet anëtare të BE-së duhet të vendosin një nga një në këtë çështje. Dëshiroj që Kosova të marrë pjesë në forumet regjionale, dhe të implementojë të gjitha agjendat për një treg të përbashkët regjional”, ka porositur Michel.
Ai ka theksuar se angazhimi i Kosovës duhet të jetë i fokusuar në përparimin dialogut Prishtinë-Beograd.