Michel takohet me Bërnabiqin, kërkon shtensionimin e situatës në veri
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka njoftuar se është takuar me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq.
Michel në një shkrim në “Twitter”, ka thënë se në këtë takim u diskutua për nevojën e deeskalimit të situatës në veri.
Veç kësaj, ai ka bërë thirrje për rikthim në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
“Me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq: mesazh i qartë i Këshillit Evropian për nevojën për deeskalim të menjëhershëm të situatës në veri dhe vazhdim të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Vendimtare që Serbia t’i vazhdojë reformat për të avancuar në rrugën drejt BE-së”, ka shkruar Michel.
With @SerbianPM Ana Brnabić: clear #EUCO message on the need for immediate de-escalation of the situation in north of Kosovo & continuation of EU-facilitated dialogue.
Crucial for Serbia to continue reforms to advance on the EU path.
The future of #WesternBalkans is in the 🇪🇺. pic.twitter.com/VMEOC5h5YB
— Charles Michel (@CharlesMichel) July 4, 2023