Micheli flet për Kosovën dhe Serbinë: Konflikti s’është problem vetëm për ta, por për të gjithë kontinentin

05 tetor 2023 | 15:09

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, në fjalën e tij në nisjen e takimit të Komunitetit Politik Evropian  të enjten në Spanjë,  ka folur për konfliktet në Evropë, duke përmendur edhe atë aktual në mes të Kosovës e Serbisë.

Ai ka theksuar se konfliktet janë problem për gjithë kontinentin dhe jo vetëm për ata që janë të përfshirë, derisa ka shtuar se ky samit duhet të luajë rol në uljen e tensioneve.

“Besoj që kjo platformë e Komunitetit Politik Europian ka një rol të rëndësishëm në uljen e konflikteve dhe ndihmon në zgjidhjen e tyre, në Transcaucasia (Armenia dhe Azerbajxhani) dhe ndërmjet Kosovës e Serbisë. Sepse konfliktet nuk janë vetëm një problem për ata që janë të përfshirë direkt, por janë probleme për rajonin dhe për kontinentin tonë. Dhe ne duhet të përdorim këtë platformë që të ndërtojmë më shumë besim në mes nesh”, ka thënë Micheli.

Presidentja Vjosa Osmani, para se të niste ky takim ka kërkuar nga vendet evropiane që të ndëshkojnë Serbinë për aktin e agresionit ndaj Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, ka…