Michelle Obama: Barack 27 vite më parë më ka ofruar një jetë plot aventura
04 tetor 2019
| 16:47
Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama nuk i ka kursyer fjalët e dashurisë për bashkëshortin e saj Barack Obama, me rastin e 27 vjetorit të martesës. Bashkangjitur fotos së publikuar në “Instagram”, ku shfaqen të dy të buzëqeshur, Michelle ka shkruar ndër të tjera se midis tyre ekziston ende ajo magji që i bashkoi vite më parë.
“27 vite më parë, ky djalë më premtoi një jetë plot me aventura. Do thoja se ai ja ka arritur. Jemi gati për kapitullin tonë të ri, për t’u shndërruar në njerëz të qetë dhe të shtruar, si dhe për të zbuluar se çfarë do të vijë tjetër. Ndërkohë që, e ndjejmë ende magjinë që na bashkoi vite më parë. Gëzuar përvjetorin Barack”-ka shkruar Michelle Obama.