Michelle Obama bën befasinë më të bukur në Grammy
13 shkurt 2019
| 11:30
Ceremoninë e Grammy Awards 2019 e hapi Alicia Keys si nikoqire dhe solli edhe disa mysafirë specialë për monologun hyrës: Michelle Obama, Lady Gaga, Jennifer Lopez dhe Jada Pinkett Smith.
Secila prej tyre mori mikrofonin për ta ndarë mendimin e tyre se çka kupton muzika për ato.
“Muzika gjithmonë më ka ndihmuar ta tregoj historinë time. Muzika na ndihmon të ndajmë vetën me të tjerët, dinjitetin tonë, dhimbjet tona, shpresat tona dhe gëzimet tona”, ka thënë Obama.