Michelle Obama, gruaja më e admiruar në ShBA
Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton, ka humbur epitetin 17-vjeçar të gruas më të admiruar nga amerikanët.
Sipas një sondazhi të realizuar nga Gallup, në krye të listës tani qëndron një tjetër ish-Zonjë e Parë e ShBA-së, Michelle Obama.
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama është renditur i pari në listën e burrave që admirojnë më së shumti amerikanët, duke ruajtur këtë pozitë për vitin e 11-të me radhë.
Presidenti amerikan, Donald Trump është renditur i dyti në listë, për të katërtin vit, raporton “Rel”.
Gallup ka kryer këtë sondazh vjetor nga vitit 1946, duke përjashtuar vetëm vitin 1876.
Pesëmbëdhjetë për qind e 1,025 amerikanëve që kanë marrë pjesë në sondazh kanë thënë se Michelle Obama është e pëlqyera e tyre.
Michelle aktualisht është duke promovuar librin e saj “Becoming”.
Oprah Winfrey është renditur e dyta në listë, e përcjellur nga Hillary Clinton dhe më pas Zonja e Parë amerikane, Melania Trump.
Gallup ka thënë se sondazhi është kryer më 3-12 dhjetor dhe se shkalla e gabimit mund të jetë plus ose minus 4 për qind të pikëve.