Michelle Obama me çizme 4 000 dollarë në emision
23 dhjetor 2018
| 15:00
Michelle Obama ka qenë në qendër të vëmendjes gjithmonë si ish-Zonja e Parë amerikane. Por këtë herë sytë kanë qenë drejt saj për shkak të stilit të saj të veshurit që ka ndryshuar shumë në krahasim me vitet e shkuara.
Ajo u shfaq në emisionin e Jessica Parker për ta promovuar librin e saj “Becoming” e veshur me një palë çizme të gjatë të Balenciaga. Dhe çizmet e Michele kushtojnë 4 000 dollarë.