Michelle Obama reagon pas intervistës së bujshme të Meghan dhe Harry-t: Nuk ishte befasi, lutem të ketë falje
Pak ditë më parë u transmetua intervista e shumëpritur e Meghan Markle dhe Princ Harry për “Oprah”. Ata folën për herë të parë pa dorashka, duke rrëfyer mjaft detaje që askush nuk i dinte, duke tronditur kështu opinionin publik dhe familjen mbretërore.
Gjatë intervistës që u komentua gjatë në media, Dukesha e Sussex akuzoi “institucionin” për racizëm kur ishte shtatzënë me Archien. Sipas Meghan, njëri prej anëtarëve i ka thënë Harry-t se fëmijës nuk do i jepej asnjë titull, pasi nuk dihej sa e errët do të ishte lëkura e foshnjës.
Pas kësaj interviste të bujshme, kanë reaguar mjaft personazhe të njohur të ekranit në mbarë botën. Madje edhe ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama, ka dhënë mendimin e saj.
Michelle është shprehur se nuk ishte një befasi për të kur dëgjoi akuzat për racizëm që Meghan Markle bëri ndaj familjes mbretërore.
“Siç thashë më parë, gara nuk është një konstrukt i ri në këtë botë për njerëzit me ngjyrë, dhe kështu që nuk ishte një befasi e plotë për të dëgjuar ndjenjat e saj dhe për t’i artikuluar ato. Mendoj se gjëja për të cilën shpresoj dhe gjëja për të cilën mendoj është se kjo, para së gjithash, është një familje. Unë lutem për falje dhe shërim për ta në mënyrë që ata ta përdorin këtë si një moment të mësueshëm për të gjithë ne”, tha Michele Obama.
Ndër të tjera, ish-Zonja e Parë ka shtuar se shpresonte që çifti të gjent një mënyrë për të rregulluar marrëdhëniet me familjen mbretërore.
“Shpresa ime është që, kur të mendoj për atë që po kalojnë, të mendoj për rëndësinë e familjes dhe thjesht lutem që të ketë falje, dhe të ketë qartësi dhe dashuri dhe vendosmëri”, u shpreh Michelle.